TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Tetor 2024, 15:56

Mariela Berisha mungoi në seancë, shtyhet gjyqi për motrat që rrahën Klea Prengën

Shkruar nga Pamfleti

Mariela Berisha mungoi në seancë, shtyhet gjyqi për motrat

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, janë vetëdorëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës.

Ditën e sotme kanë qarkulluar disa pamje të Antonela Berishës teksa pret në hollin e Gjykatës nisjen e gjyqit për çështjen e sulmit fizik ndaj Klea Prengës. Ama duket se seanca e gjyqit është ditën e nesërme dhe shkak për këtë është mos shoqërimi i Marielës nga blloku i sigurisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme pas vetëdorëzimit dhe mbarimit të procedurave, Mariela ka kaluar natën në bllokun e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.

mariela berisha seance gjyqesore

Lini një Përgjigje