TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Tetor 2024, 14:07

Dhuna ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha paraqitet në Gjykatën e Tiranës, e motra mungon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha paraqitet në Gjykatën e

Sot në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha për dhunimin e Klea Prengës.

Në rrjet ka qarkulluar një video ku Antonela Berisha ndodhet në hollin e Gjykatës së Tiranës, duke pritur nisjen e seancës ndaj saj dhe të motrës, Marielës që ndodhet në arrest në burg.

Dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha u dorëzuan në polici pasditen e djeshme.

Dhuna ndaj blogeres Klea Prenga ndodhi në fund të muajit gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”. Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24-vjeçarja dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Menjëherë ndërhyri stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat u larguan të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.

Blogerja 24-vjeçare në reagimin publik që bëri pas ngjarjes ku tregoi edhe dëmtimet e shkaktuara, tha se donin t’i shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, ndërsa motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar.

 

antonela berisha gjykata e tiranes

Lini një Përgjigje