TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Mars 2026, 15:11

“Torrollake”, fjalori i Arjan Konomit ‘degradon’ në fyerje ndaj Linda Kalemit: Je rrugaçe

Shkruar nga Pamfleti
“Torrollake”, fjalori i Arjan Konomit ‘degradon’ në
“Torrollake”, fjalori i Arjan Konomit ‘degradon’ në fyerje ndaj Linda Kalemit: Je rrugaçe

Një debat i ashpër në studion e Fan Club mes Arjan Konomit dhe Linda Kalemit degradoi në fyerje dhe sharje, duke nxjerrë në pah një anë shumë të shëmtuar të gazetarit, ish-opinionist i “Përputhen”.

Gjithçka nisi kur Kalemi ironizoi komentet e Konomit për balerinat, duke sugjeruar se ai mund të ketë pasur një eksperiencë të keqe me ndonjë prej tyre. Përgjigja e tij, megjithatë, u kthye menjëherë në një sulm personal dhe një seri ofendimesh që shkuan përtej debatit profesional.

Nga transkriptet e debatit duket qartë se Arjan Konomi përdorte gjuhë fyese ndaj Lindës, duke e cilësuar atë si “copë torollake” dhe duke e krahasuar me figura të tjera në mënyrë poshtëruese. Ai nuk ka ofruar argumente bindëse, por vetëm sulme personale dhe ironizim për mënyrën se si ajo e shprehte opinionin e saj:

“Ti je një copë torollake që ke ardhur këtu dhe po të dëgjojmë akoma, një orë po flet e s’po pushon dhe s’po thua asgjë… Ke treguar shumë mirë nivelin tënd personal. Je më rrugaçe se ato që akuzove,” – tha Konomi.

Kalemi e kundërshtoi menjëherë, duke e vënë në pah pasojën morale të këtyre komenteve:

“Morali juaj është me kokë poshtë. Jeni model i mashkullit të dhunshëm dhe unë jam këtu për të luftuar këtë.”

Përveç komenteve fyese, Kalemi e quajti sjelljen e tij si shembull të një modeli mashkulli të dhunshëm dhe moralisht të gabuar, duke theksuar se qëndrimi i Konomit përbën një precedent shqetësues për trajtimin e grave në media.

Ky incident ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë kritikuar ashpër Konomin për mungesë respekti dhe etikë profesionale. Debati ka nxjerrë në pah nevojën për standarde më të larta të sjelljes së opinionistëve televizivë, veçanërisht kur diskutojnë me të ftuara femra.

Ky episod ka shërbyer si një paralajmërim se komentet dhe sulmet personale ndaj grave në emisione televizive nuk mund të injorohen dhe se figura publike ka përgjegjësi të lartë për mënyrën se si shpreh mendimet e tij.

arjan konomi sherr linda kalemi

Lini një Përgjigje