Edhe pse dihej se çfarë po ndodhte, puthja mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulajt u komentua gjerësisht në rrjet. Çifti kishte kohë që kishte shfaqur afrimitet dhe flitej se këngëtarja ishte edhe arsyeja pse Ledri u nda nga Rina, për të cilën i dha fund martesës së tij me Sara Hoxhën.
Por video e çiftit në Paris, teksa nuk ndaheshin dot nga njëri-tjetri asnjë sekondë, ishte ‘vula’ se artistët janë bashkë dhe nuk ka më dyshime për këtë.
Reagimi i ish-bashkëshortit të Xhensilës, aktorit Bes Kallaku, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen. Ai ka postuar një foto ku duket duke qeshur, me mbishkrimin: “The reason behind this smile ????????” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje), duke u interpretuar nga ndjekësit si një shenjë ironie dhe qetësie ndaj zhvillimeve të fundit. Mbase edhe për të treguar se tanimë nuk i intereson nëna e vajzës së tij, sepse e ka gjetur dashurinë.

Lini një Përgjigje