TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Mars 2026, 12:15

Londrimi publikon mesazhin që mori nga aktorja e famshme turke, Demet Ozdemir

Shkruar nga Pamfleti

Londrimi publikon mesazhin që mori nga aktorja e famshme turke, Demet

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka zbuluar se ka marrë një mesazh nga aktorja turke Demet Ozdemir menjëherë pasi përfundoi rrugëtimin në shtëpinë e reality show-t.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ai tregoi në telefon komunikimin që kishte marrë nga aktorja e njohur e serialeve turke. Sipas tij, Ozdemir e ka uruar për fitoren dhe i ka shprehur dëshirën që të takohen në të ardhmen.

Londrimi tha se mesazhi i aktores i tërhoqi vëmendjen, duke e konsideruar atë një reagim të papritur pas suksesit në program.

Ai e ndau këtë moment me publikun gjatë emisionit, duke treguar për herë të parë për komunikimin që kishte marrë nga ylli turk pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

“Urime për suksesin tënd. Shpresoj të takohemi një ditë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e saj.

 

londirmi bbvk

Lini një Përgjigje