TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Mars 2026, 16:16

Nuk ka më dyshime! Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen "mat" duke u puthur në club

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka më dyshime! Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen "mat"

Romanca mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës duket se tashmë është konfirmuar. Dy artistët shqiptarë janë filmuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, duke i dhënë fund spekulimeve që prej kohësh qarkullonin në media.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë këngëtaren dhe reperin teksa shfaqen shumë të afërt gjatë një mbrëmjeje në një klub nate në Paris. Në video, dyshja shihet duke u puthur dhe përqafuar, çka ka shtuar bindjen se mes tyre ka nisur një lidhje dashurie.

Prej muajsh në mediat rozë përflitej për një raport të afërt mes tyre, sidomos pas disa performancave të përbashkëta ku kimia mes dy artistëve në skenë ishte mjaft e dukshme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar publikisht për zërat që qarkullonin.

Xhensila Myrtezaj i dha fund martesës me aktorin Bes Kallaku rreth dy vite më parë. Nga kjo martesë ata janë prindër të dy fëmijëve, Ajka dhe Amen.

Nga ana tjetër, edhe Ledri Vula i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë, Poem Blu.

Pamjet e fundit duket se kanë konfirmuar përfundimisht dyshimet për një romancë mes dy artistëve.

Nuk ka më dyshime! Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen "mat"
Ledri dhe Xhensila

Lini një Përgjigje