Banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Mali, ka ndarë mbrëmjen e djeshme një rrëfim të ndjerë për jetën e tij personale, duke folur për vështirësitë familjare dhe marrëdhëniet me prindërit.
Mes emocionesh dhe lotësh, këngëtari tregoi për raportin e komplikuar me babanë, ndërsa theksoi se nëna e tij, artistja e njohur Violeta Kukaj, ka qenë figura më e rëndësishme dhe mbështetja kryesore në jetën e tij.
“Marrëdhënien me nënën e kam shumë të veçantë. Ka qenë shumë aktive dhe e ka arritur qëllimin. Sa herë ka pasur dasma dhe koncerte më ka marrë me vete.
Babai nuk ka qenë njeri i mirë. Gjithçka që kishim punuar nuk ishte më për shkak të babit. Mendoi vetëm për vete dhe shiti gjithçka. Nuk na ka vlerësuar as ne, as nënën.
Ka falur shumë nëna dhe gjëja më e logjikshme ishte ndarja. Ka pasur shumë momente natën në gjumë… dëgjoja zhurmë të madhe dhe çohesha shpejt të shihja çfarë ka ndodhur. Thjesht nuk ka qenë njeri i mirë. Kujtimi i fundit ishte kur firmosën letrat dhe i tha nënës: “S’kam me të lënë pa të shkatërru”. Nuk e kam kuptuar kurrë, por e kam pranuar.
Fjalën “babë” e kam thënë aq pak vitet e fundit. Nënën e kam inspirim për gjithçka, për artistin dhe njeriun që është. Ka luajtur rolin e nënës dhe babës. Nënën e kam heroinë, prandaj krijova këngën për të. Shpresoj ta kem bërë sadopak krenare”, rrëfeu Mali.
Pas këtij rrëfimi emocional, produksioni i spektaklit i bëri Malit një surprizë të veçantë, duke i mundësuar një takim brenda shtëpisë me nënën e tij, artisten Violeta Kukaj.
Lini një Përgjigje