TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Mars 2026, 17:12

Jonida Maliqi në një romancë me Alesio Aliajn? Modeli trazon rrjetin

Shkruar nga Pamfleti
Jonida Maliqi në një romancë me Alesio Aliajn? Modeli trazon
Alessio Alia dhe Jonida Maliqi

Alessio Alia solli sërish në vëmendje raportin e tij me Jonida Maliqin. Komentet e tij për këngëtaren dhe reagimi ndaj një videoje nga “Big Brother VIP” krijuan dyshime për natyrën e marrëdhënies mes tyre.

Alesio trazoi ujërat edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, duke lënë vend për shumë aludime rreth raportit me Jonidën.

Shkëndija e parë nisi brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës në sfond, Alessio u pa dukshëm i emocionuar.

“Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip,” – u shpreh ai brenda shtëpisë. Madje, kur Miri e pyeti “Pse e do kaq shumë?”, Alessio dha një përgjigje enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë.”

I vënë përballë këtij klipi në studio, Alessio u përpoq ta mbante bisedën në rrafshin profesional, duke shpjeguar se ajo është pjesë e kompanisë së tij. Por, fraza e tij e mbylljes ndezi sërish dyshimet.

“Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, se ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori,” – deklaroi ai.

Kjo frazë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj në 'Goca dhe Gra', e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur ndonjë histori dashurie mes tyre.

Alessio zgjodhi të mos përgjigjej me fjalë, por vetëm qeshi, duke e evituar mohimin kategorik.

“Është një nga femrat më të forta që kam njohur në jetën time dhe e respektoj shumë,” – e mbylli ai, duke lënë gjithçka në mister.

alessio alia dhe jonida maliqi

Lini një Përgjigje