Gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP Albania”, në momentin kur banorët po bënin nominimet, Stenaldo shfrytëzoi rastin për të përcjellë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Banori ndaloi për pak çaste për të uruar gratë, duke e nisur mesazhin e tij nga familja. Ai dërgoi një urim të veçantë për nënën dhe gjyshen e tij, duke treguar se i mungojnë shumë gjatë kohës që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother”.
“Urime 8 marsin të gjithëve, mbi të gjitha uroj mamin dhe gjyshen time dhe i puth fort, më ka marrë malli për ta. Urime të gjitha grave, janë forca që mban botën gjallë”, u shpreh Stenaldo.
Mesazhi i tij u prit me duartrokitje dhe reagime pozitive nga publiku, ndërsa momenti u kthye në një nga çastet më të veçanta të spektaklit.
Lini një Përgjigje