TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Mars 2026, 13:16

Justin Bieber-it nuk i ‘mbajnë më nervat’, hedh shishen me ujë në drejtim të paparacëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Justin Bieber-it nuk i ‘mbajnë më nervat’, hedh shishen me

Një moment tensioni është regjistruar së fundmi mes këngëtarit të njohur kanadez Justin Bieber dhe paparacëve, pas një darke që ai pati me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, në një nga restorantet më të frekuentuara nga personazhet e famshëm në Los Angeles.

Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, çifti sapo kishte përfunduar darkën në restorantin e njohur Sushi Park gjatë fundjavës. Teksa po largoheshin nga ambienti dhe po hynin në garazhin e parkimit, disa paparacë nisën t’i fotografonin.

Në video shihet se Bieber përpiqet të shmangë kamerat duke mbuluar fytyrën me krah ndërsa ecën drejt makinës së tij. Ndërkohë që blicet e aparateve fotografike vazhdonin të ndizeshin njëri pas tjetrit, çifti hipi në automjetin që i priste në parking.

Në një moment tensioni, këngëtari duket se humbi durimin dhe hodhi një shishe plastike gjysmë të mbushur me ujë në drejtim të paparacëve, mbi makinën e tyre. Në sfond dëgjohet edhe një person që besohet të jetë shoferi i tij, i cili u kërkon fotografëve të bëjnë pak hapësirë dhe të largohen.

Më herët gjatë së njëjtës ditë, Justin dhe Hailey ishin parë së bashku edhe në një drekë në restorantin South Beverly Grill në Beverly Hills.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari përballet me paparacët. Në qershor të vitit të kaluar, ai u përfshi në një tjetër përplasje me fotografët pranë klubit privat Soho House Malibu.

Në atë moment, i irrituar nga prania e vazhdueshme e kamerave pranë tij, Bieber u dëgjua duke u thënë fotografëve: “Nuk po e kupton. Unë jam një qenie njerëzore. Ti po qëndron pranë makinës sime, në plazh. E kupton çfarë po them?”

@tmz

Justin Bieber was CLEARLY not in the mood for a photo op Friday night. ???? ???? Backgrid

♬ original sound - TMZ

justin bieber paparacet

Lini një Përgjigje