TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Mars 2026, 13:00

A e ka dhunuar Ramush Haradinaj? Anita: Më përkëdhel gjithmonë, forcën e tregon ku duhet

Shkruar nga Pamfleti
A e ka dhunuar Ramush Haradinaj? Anita: Më përkëdhel
A e ka dhunuar Ramush Haradinaj? Anita: Më përkëdhel gjithmonë, forcën e tregon ku duhet

Anita Haradinaj ka ndarë disa detaje personale nga jeta e saj familjare dhe marrëdhënia me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një intervistë në podcastin e Grida Dumës, ajo foli hapur për jetën e tyre si çift, duke e përshkruar atë si një partner të përkushtuar dhe shumë të kujdesshëm në përditshmëri.

Gjatë bisedës, Anita tregoi se, përtej figurës publike dhe përgjegjësive të shumta që Ramushi ka pasur ndër vite në politikë, në jetën private ai mbetet një njeri i thjeshtë dhe i vëmendshëm ndaj familjes. Sipas saj, ai është një burrë që i ka arritur ambiciet dhe që ndihet i përmbushur me rrugën e tij në jetë, por që në të njëjtën kohë di të tregojë dashuri dhe përkujdesje në mënyra shumë të natyrshme.

Ajo theksoi se edhe në momentet më të zakonshme të jetës së përditshme, ai gjen gjithmonë mënyrën për të shprehur afeksion dhe për ta bërë atë të ndihet e vlerësuar.

“Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhelë, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj”, u shpreh Anita me humor gjatë bisedës.

Në vijim të intervistës, ajo reagoi edhe ndaj disa titujve dhe zërave që herë pas here kanë qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale, ku janë përmendur pretendime për dhunë në familje. Anita Haradinaj i mohoi kategorikisht këto aludime, duke theksuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e marrëdhënies së tyre.

Sipas saj, një burrë që ndihet i përmbushur me veten dhe me jetën e tij nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje, pasi respekti dhe mirëkuptimi janë baza e një marrëdhënieje të shëndetshme.

“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha ajo.

anita haradinaj dhune perkedhelje

Lini një Përgjigje