
Miqtë e Kiarës ditët e fundit kanë informua mediat për një shtatzëni të mundshme të moderatores.
Lajmi u përhap menjëherë në rrjet, duke u shprehur se miqtë kanë zbuluar se ajo është vetëm 5 javëshe shtatzënë, si dhe lajmi po mbahet sekret nga të gjithë të afërmit.
Megjithatë, duket se lajmi i shtatzënisë ka trazuar jo pak çiftin. Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, fakti se ky thashethem ka dalë nga miqtë e Kiarës, e ka bezdisur jo pak moderatoren, që i është dashur të gjejë “spiunin” mes miqve që informon portalet me lajme rreth jetës së saj private.
Me daljen e shumë detajeve nga jeta e saj personale, Kiara është bërë më diskrete me miqtë e saj, duke preferuar që lajmet rreth marrëdhënies me Luizin, t’i ndajë vetëm me rrethin e saj shumë të ngushtë.
Kështu, lajmet për një shtatzëni të sajën, kanë bërë që moderatorja të humbasë disa miq, që më herët ka pasur bashkëpunim në televizion me ta.
Asnjë nga personat e afërt që rrinë pranë saj nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur se edhe nëse ajo është në pritje të ëmbël, vështirë se kaq herët dikush nga shoqëria e bashkëpunëtorët e saj mund ta dinë.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kiara përflitet për një shtatzëni të mundshme. Edhe pak javë më parë, në rrjet u publikua një lajm i tillë.
Lini një Përgjigje