TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shtator 2023, 12:01

Si do reagojë JLo? Momente intime dhe buzëqeshje mes Ben Affleck dhe ish-bashkëshortes

Shkruar nga Pamfleti

Si do reagojë JLo? Momente intime dhe buzëqeshje mes Ben Affleck dhe

Ben Affleck dhe Jennifer Garner u kapën ‘mat’ në momente kompromentuese teksa ishin në makinën e yllit të “Armageddon” në Los Angeles.

Në fotot e marra ekskluzivisht nga PageSix, dy ish-partnerët ndanë një përqafim ndërsa Garner u përkul përpara nga sedilja e pasme e automjetit të Affleck.

Vajza më e vogël e ish-çiftit, Seraphina, ishte ulur në anën e pasagjerit pranë babait të saj.

Në një moment, ylli i “Justice League”, 51 vjeç, u pa duke u përkulur drejt shpatullës së ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina.

Të dy ishin të buzëqeshur.

Ish-çifti kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkë-prindërore pavarësisht thashethemeve për tradhti dhe problemet që dyshohet se çuan në divorcin e tyre.

Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005. Një ditë pasi festuan 10 vjet martesë, të dy njoftuan se po ndaheshin.

Sakaq Affleck është i martuar me këngëtaren Jennifer Lopez.

Si do reagojë JLo? Momente intime dhe buzëqeshje mes Ben Affleck dhe Si do reagojë JLo? Momente intime dhe buzëqeshje mes Ben Affleck dhe

ben affleck jennifer garner momente intime

Lini një Përgjigje