TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Maj 2026, 08:21

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë! Kënga ‘Nan’ hit i edicionit 2026

Shkruar nga Pamfleti
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria do të ngjitet e pesta në
Alis

Në natën finale të Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet nga hiti ‘Nan’, kënduar nga Alis. Në garë për vendin e parë janë 25 shtete ndërsa nata e madhe do të hapet nga Danimarka.

Alis do të ngjitet në skenë i pesti e ndërsa i fundit do të performojë Austria, vendi mikpritës i këtij kompeticioni për këtë vit.

Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale duke e bërë këngën ‘Nan’ më të klikuarën.

Renditja e shteteve në natën finale:

1-Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
2-Gjermani: Sarah Engels – Fire
3-Izrael: Noam Bettan – Michelle
4-Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
5-Shqipëri: Alis – Nân
6-Greqi: Akylas – Ferto
7-Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
6-Australi: Delta Goodrem – Eclipse
8-Serbi: LAVINA – Kraj Mene
9-Maltë: AIDAN – Bella
10-Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
11-Bullgari: DARA – Bangaranga
12-Kroaci: LELEK – Andromeda
13-Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
14-Francë: Monroe – Regarde!
15-Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
16-Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
17-Poloni: ALICJA – Pray
18-Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
19-Suedi: FELICIA – My System
20-Qipro: Antigoni – JALLA
21-Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
22-Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
23-Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
24-Austri: COSMÓ – Tanzschein

Në Finalen e Eurovision 2026 votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë. 

eurovision 2026 kenga 'nan'

Lini një Përgjigje