Princi Harry dhe Meghan Markle po zhvillojnë një film artistik për luftën në Afganistan, në kuadër të marrëveshjes së tyre shumëvjeçare me platformën Netflix.
Sipas mediave ndërkombëtare, çifti është përfshirë në realizimin e adaptimit kinematografik të librit “No Way Out: The Searing True Story of Men Under Siege”, një histori e bazuar në ngjarje reale gjatë konfliktit në Afganistan.
Filmi do të fokusohet te “Easy Company”, një njësi ushtarësh britanikë nga Regjimenti i Parashutistëve dhe Royal Irish, të cilët u dërguan në një mision për të mbrojtur qendrën e Musa Qala në provincën Helmand.
Sipas përshkrimit të botuesit Pan Macmillan, ushtarët britanikë përballen me një situatë të vështirë, pasi mbeten shumë më pak në numër krahasuar me luftëtarët talebanë.
Mediat raportojnë se skenari i filmit po shkruhet nga Matt Charman, i njohur për punën e tij në filmin “Bridge of Spies”. Adaptimi bazohet në librin e Major Adam Jowett, ish-komandant i njësisë ushtarake që përjetoi ngjarjet e përshkruara.
Ky projekt është pjesë e bashkëpunimit të Harryt dhe Meghanit me Netflix përmes kompanisë së tyre “Archewell Productions”, me të cilën çifti po investon në prodhime filmike dhe televizive.
Lini një Përgjigje