Një situatë e pazakontë ka shqetësuar Sara Hoxhën, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një problem që lidhet me llogarinë personale në rrjetin social.
Përmes një Instastory të publikuar nga makina, ajo është shfaqur e habitur dhe e irrituar për një funksion të ri në Instagram, që sipas saj po bën të dukshme foto personale pa dijeninë apo kontrollin e saj.
“Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!” – ka shkruar ajo në anglisht, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën sesi funksionon ky opsion i ri.
Situata është bërë edhe më e sikletshme kur Sara ka kuptuar se mund të ketë dërguar fotografi gabimisht tek persona të ndryshëm përmes “Direct Message”.
Në një tjetër reagim, ajo ka kërkuar falje publikisht:
“Kujdo i kam çu foto, ja kam çu pa dashje, kërkoj ndjesë.”

Edhe pse nuk ka ende një sqarim zyrtar nga Instagram për këtë rast konkret, dyshohet se gjithçka lidhet me një funksion të ri të aplikacionit, i cili mund të jetë aktivizuar pa dashje ose të ketë krijuar konfuzion tek përdoruesit.
Postimet e Sarës kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, me ndjekës që e kanë marrë situatën me humor, por edhe të tjerë që kanë shprehur shqetësim për privatësinë në aplikacion.
Lini një Përgjigje