Spektakli i fundit i “Ferma VIP 3” u shoqërua me tensione të forta, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Soni Malajt dhe Ermiona Lekbellos.
Këngëtarja, e cila zakonisht shquhet për qasjen e saj të qetë në netët “prime”, këtë herë reagoi me tone të ashpra, duke treguar hapur pakënaqësinë gjatë debatit.
Situata u përshkallëzua shpejt, duke krijuar një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
“Kush jam unë? Ja kjo që sheh këtu, se na ke ccarë kokën”, ishin fjalët e Sonit. Ndërkohë, Ermiona i përmendi përballjen me Jonida Maliqin.
Diskutimi i tyre u bë një nga pikat më të komentuara online, me ndjekësit që reaguan gjerësisht për ndryshimin në qëndrimin e Sonit dhe intensitetin e situatës.
Megjithatë, kjo përballje nuk duket se ka ndikuar në pozicionin e saj në garë. Ajo vijon të konsiderohet një nga figurat më konkurruese të këtij edicioni dhe për shumë shikues mbetet një kandidate serioze për çmimin e madh.
Lini një Përgjigje