TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2023, 07:11

"Shtëpi bari" pranë komisariatit të policisë, arrestohen 4 shqiptarë në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

"Shtëpi bari" pranë komisariatit të policisë,

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge, pasi akuzohen për kultivim të kanabisit brenda një banese në qytetin e Roeselare.

Ngjarja ka ndodhur që në muajin shkurt, por tashmë është publikuar nga mediat vendase pasi është zbuluar se shtëpia private ku ishte mbjellë kanabisi ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Sipas mediave vendase efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Tashmë këta shqiptarë të arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike. Ata do të dalin në gjykatë të hënën e ardhshme. Drejtuesi i tyre rrezikon deri në 2 vite burg.

shtepi bari komisariat arrestim shqiptare belgjike

Lini një Përgjigje