TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2023, 15:57

Lehtësimi i akuzës për anëtarët e fisit Rraja, Jashar Maja: Do kërkojmë riekspertim për këtë çështje

Shkruar nga Pamfleti

Lehtësimi i akuzës për anëtarët e fisit Rraja, Jashar

Jashar Maja ka reaguar sërish në lidhje me konkluzionet e akt ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli Prokuroria e Tiranës e klasifikoi si plagosje të lehtë.

Jashar Maja dhe Bilbil Maja u dhunuan nga anëtarë të fisit Rraja me sendet të forta pak kohë më parë pas konfliktit për një gurore.

Maja u shpreh se nuk janë dakord me vendimin që ka marrë Prokuroria dhe do kërkojnë riekspertim të kësaj çështje nga fillim deri më tani.

“Bilbili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë në Itali për shkak të dhunës së ushtruar, do të kryejë sërish një ndërhyrje tjetër në dorë gjatë këtyre ditëve. Unë nuk e di si e quan prokuroria plagosje të lehtë sepse janë pamjet filmike që tregojnë të gjithë dhunën e ushtruar ndaj meje dhe Bilbilit. Kërkoj drejtësi për këtë çështje”, tha Maja për “Euronews Albania”.

Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas Prokurorisë ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.

jashar maja fisi rraja akuze

Lini një Përgjigje