
Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen se kanë dhunuar një 32-vjeçar.
Mësohet se tre vëllezërit, 18-vjeç, 32 dhe 38-vjeç kanë goditur me sende të forta një person për motive të dobëta.
Ky i fundit ndodhet në spital për shkak të dëmtimeve të marra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje