TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2023, 13:43

Vodhi çantën me para dhe euro brenda makinës në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi çantën me para dhe euro brenda makinës në

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka vjedhur një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumentesh.

Policia njofton se veprimet hetimore u zbulua se shtetasi me inicialet E. V., banues në Fier, i cili vodhi më datë 9 gusht një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme nga një automjet.

46-vjeçari mori nga makina e parkuar në rrugën Butrinti, çantën ku ndodheshin paratë e pushuesve.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Cash”, për zbardhjen e një vjedhjeje. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që dyshohet se ka vjedhur në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente.

Në vijim të punës për parandalimim e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Vrenozi, 46 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2023, në rrugën “Butrinti”, ka vjedhur në një automjet, një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.", njofton policia.

sarande euro para cante arrestim

Lini një Përgjigje