
Nja aksident ka ndodhur në Tiranë, pasi një automjet ka marrë përpara 3 makina të parkuara, duke dëmtuar një efektiv policie dhe një grua.
Ngjarja ka ndodhur në Kashar, ndërsa dyshohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur.
“Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.
Lini një Përgjigje