TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2023, 21:17

I dha kanabis të miturit dhe e postoi në rrjetet sociale; arrestohet nga policia 31-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I dha kanabis të miturit dhe e postoi në rrjetet sociale; arrestohet

31-vjeçari Gëzim Avdia është arrestuar nga policia e Lezhës pasi i ka dhënë një të mituri një cigare me lëndë narkotike kanabis. I riu e filmoi dhe e postoi videon në rrjetin social Tik Tok.

Menjëherë pas publikimit të videos, policia ka bërë të mundur identifikimit dhe arrestimin e 31-vjeçarit banues në Kurbin.

"I dha për të pirë një të mituri, cigare me lëndë narkotike kanabis, e filmoi dhe e postoi videon në rrjetin social Tik Tok, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej një shtetas duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë të dyshuar narkotike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit G. A.( K.), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë 31-vjeçarin, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, njoftoi policia. 

 

arrestim i mituri

Lini një Përgjigje