TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Dhjetor 2025, 15:18

Shakira surprizon në Buenos Aires, këndon “Fjalëkryq” me djemtë e saj

Shkruar nga Pamfleti
Shakira surprizon në Buenos Aires, këndon “Fjalëkryq”
Shakira me dy djemte e saj

Turneu i famshëm i Shakira me titull “Las Mujeres Ya No Lloran” (Gratë nuk qajnë më), ka surprizuar publikun e madh të pranishëm gjatë një koncerti në Buenos Aires.

Këngëtarja u shfaq në skenë me dy djemtë e saj, Milan, 12 vjeç, dhe Sasha, 10 vjeç, të cilët iu bashkuan për të interpretuar këngën emocionuese “Acrostico” (Fjalëkryq)

Të veshur me kostume të kaltër, që kombinoheshin me fustanin artistik të nënës së tyre, djemtë shkëlqyen pranë yllit të muzikës, duke treguar jo vetëm talentin, por edhe lidhjen e ngushtë familjare.

Shakira ndau foto dhe video nga performanca në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, duke shkruar:

“Buenos Aires, faleminderit për këtë moment që do të zgjasë përgjithmonë. Ishte magjike të këndoja me fëmijët e mi dhe t’i shihja të nxirrnin muzikën që mbartin brenda, ndërsa unë shikoj familje të tëra duke kënduar dhe përqafuar.”

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e famshme shfaqet në publik së bashku me djemtë e saj. Të dy kanë marrë pjesë edhe në tapetet e kuq dhe performanca të tjera, duke krijuar momente të koordinuara dhe magjike në stil dhe muzikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

shakira djemte buenos aires

Lini një Përgjigje