Deklarata e Juli Nurës se futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar numrin e telefonit para shumë vitesh, bëri ‘xhiron e rrjetit’ dhe rrjedhimishit ‘prodhoi’ meme pa fund.
Një ndër më të bukurat është ajo ku Cristiano Ronaldo shfaqet me një kuti në dorë që shkruan “Pitet e Julit”.
Shkëndija e kësaj “memeje” nisi nga rrëfimi i influenceres dhe sipërmarrëses kosovare në një intervistë të fundit, ku zbuloi detaje nga një takim i vitit 2016 në Ibiza. Sipas Xhulit, teksa ndodhej në një festë ku ishte i pranishëm edhe CR7, ylli i futbollit kishte dërguar dikë për t’i kërkuar numrin e telefonit.
“Ishte shumë i sjellshëm, ndryshe nga Benzema që mu duk arrogant. Kemi folur, më kërkoi numrin dhe i dhashë Instagramin,” – u shpreh Xhuli, duke shtuar me shaka se tani e ka bërë “bllok” pasi ai është i martuar.
Reagimi i rrjetit: Nga mosbesimi te “Pitet”
Deklarata e finalistes së BBVK1 u prit me skepticizëm dhe shumë ironi nga ndjekësit, të cilët nuk vonuan të krijonin situata imagjinare.
Memeja më virale ironizon pikërisht pretendimin e saj për afrimitetin me Ronaldon, duke e shfaqur atë sikur jo vetëm që e njeh Xhulin, por është edhe klient i rregullt i biznesit të saj të ri me pite të ngrira.
Ndonëse e gjitha nisi si “thumb” për vërtetësinë e historisë së Ibizës, ky fotomontazh po kthehet në një marketing gjenial për markën e saj.
Epo jo çdo e keqe, vjen për keq!
Lini një Përgjigje