TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Maj 2026, 15:28

“Selin dhe Gimbo njiheshin para Big Brother-it”, Greta Kazazi rrëfehet në “Trotuar”

Shkruar nga Pamfleti
“Selin dhe Gimbo njiheshin para Big Brother-it”, Greta Kazazi
Selin dhe DJ Gimbo

Greta Kazazi ka qenë e ftuar në panelin e rubrikës “Trotuar” në emisionin E Diell, ku është pyetur mbi raportin mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbo-s, si dhe zërat që qarkullojnë për mënyrën se si ata janë njohur.

Në bisedë me moderatoren Nevina Shtylla, ajo është ndalur fillimisht te marrëdhëniet familjare të DJ Gimbo-s, të cilat i ka cilësuar pa tensione dhe të mira.

Diskutimi më pas është zhvendosur te një deklaratë e bërë më herët në media nga Bruno Shemsho, ku pretendohej se mes dy personazheve kishte pasur njohje dhe lidhje përpara eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

E pyetur për këtë version, Kazazi ka qenë kategorike në qëndrimin e saj, duke hedhur poshtë çdo aludim për një histori të mëparshme mes tyre dhe duke theksuar se njohja ka ndodhur gjatë programit.

Kjo deklaratë ka shtuar diskutimet në rrjet, ku versionet për raportin e tyre vazhdojnë të mbeten të ndara mes thashethemeve dhe pohimeve zyrtare.

“Selin dhe Gimbo njiheshin para Big Brother-it”, Greta Kazazi
Greta Kazazi

greta kazazi selin dhe dj gimbo

Lini një Përgjigje