
Një tjetër situatë e tensionuar është regjistruar në “Ferma VIP”, këtë herë mes Adionit dhe Mimoza Ahmetit, duke shkaktuar reagime të forta në publik.
Ngjarja ka nisur teksa Adioni po shpërndante bateritë e mikrofonave për banorët, moment në të cilin Mimoza Ahmeti ka shprehur pakënaqësi për një situatë të mëparshme, duke i kërkuar atij të mos i afrohej.
Situata ka degraduar shpejt në një debat verbal. Adioni ka mbajtur një ton të ashpër dhe urdhërues, duke insistuar që ajo të merrte baterinë dhe ta ndërronte menjëherë, madje duke paralajmëruar se në të kundërt “do t’ia hidhte në fytyrë”. Gjatë përplasjes, ai ka përdorur edhe fjalë fyese, përfshirë termin “meçkë” (bushtër) dhe gubejkë (grua e ulët).
Pas publikimit të pamjeve, reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme. Një pjesë e madhe e publikut e ka dënuar gjuhën e përdorur, duke e cilësuar të papranueshme për një format si Ferma VIP, që ndiqet nga një audiencë e gjerë.
Komentues të shumtë kanë kërkuar ndërhyrjen e produksionit dhe masa disiplinore ndaj banorit, duke përfshirë edhe mundësinë e përjashtimit nga gara.
Pjesë nga debati:
Moza: Pse është ankuar për fshesën ky? Aman mos m’u afro në qoftë se je ankuar për fshesën.
Adion: Gubejkë, mos më fol. Kape, ndërro baterinë. Mos më fol, merre, merre, merre.
Moza: Nuk dua.
Adion: Merre, se ta jap për fytyre, Mozë. Merre.
Moza: Ua, çfarë edukate.
Adion: Mua edukatë po më tregon? Hajde, ndërroje më shpejt.
Moza: Ai ishte mërzitur, ti ç’do me mua?
Adion: Hajde, hajde Moza Ahmeti, Ahmetoviq, hajde më shpejt.
Moza: Hajde ti, Pukoviq.
Adion: Unë nuk i kam lënë t’i marrin. Meçkë, meçkë, gubejkë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje