Aktorja e njohur e Hollywood-it Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden, kanë ndarë një lajm të papritur dhe emocionues me publikun: ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë.
Njoftimi u bë përmes një postimi në Instagram nga anëtari i grupit Good Charlotte, i cili shprehu gëzimin e familjes dhe momentin e veçantë që po përjetojnë. Sipas tij, familja është “e lumtur, e emocionuar dhe e bekuar” me ardhjen e djalit, të cilin e kanë quajtur Nautas Madden.
View this post on Instagram
Në postim, Benji Madden ndau edhe kuptimin simbolik të emrit, duke e lidhur me idenë e një udhëtari dhe eksploruesi që nuk i frikësohet të panjohurës. Ai nuk publikoi foto të të porsalindurit, por vendosi një imazh simbolik të një anijeje.
Çifti, i martuar që nga viti 2015, ka tashmë tre fëmijë: vajzën Raddix, të lindur në 2019, dhe djalin Cardinal, i lindur në 2024, përveç anëtarit më të ri të familjes.
Cameron Diaz, e njohur për role ikonike në filma si The Mask, prej vitesh ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët publik, duke iu përkushtuar jetës familjare. Megjithatë, së fundmi ajo është rikthyer në ekran me projektin e ri “Outcome”, ku luan përkrah Keanu Reeves.
Lajmi për familjen e zgjeruar të çiftit është pritur me shumë urime nga fansat, duke e kthyer njoftimin në një nga momentet më të komentuara në rrjet.
Lini një Përgjigje