
Ish-banorja e BBVK2, Santiana Maloku ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Pas komenteve dhe lajmeve negative që po qarkullojnë për të që nga dalja nga BB, ajo ka zgjedhur të reagojë ashpër.
Santiana ka thënë se nuk ka popull më negativ se shqiptarët, dhe se janë qenie e poshtër: “Popull ma negative se shqiptart kurrë n’jet s’kisha pa. Vner prej gojës. Helm kishit pas mbrenda. Definitivisht mirë e kan pas kur kan thon që gjakun ta fal e suksesin jo. Kur u bonët bre kaq moralista? Mos dilni nëpër protesta kur po vrahet naj gru, e kur po lëndohen qikat e po keqtrajtohen. Kishe qaq po brengoseni. Veq sa me ju kap gazetat e tv. Pa e përjashtu edhe gjininë femrore. Marre ju koft! Që prej se ka përfundu Bigu nuk m’keni lon rahat e m’keni bombard me mesazhe prej ma t’kqijave me komente prej ma t’ndyrave. Paragjykimet jon ato që budallt i përdorin për arsye. Qenie e poshtër", përfundon Santiana.

Lini një Përgjigje