
Një lajmi i mirë vjen nga diva e muzikës greke, këngëtarja e madhe Marinella, e cila prej tre javësh ndodhet e shtruar në reanimacion pas goditjes së rëndë që pësoi në skenën e Herodionit pak pas nisjes së koncertit.
Tashmë Marinella i ka shpëtuar rrezikut dhe po përmirësohet dita-ditës.
Sipas mediave greke, 86-vjeçarja pritet të dalë sot nga reanimacioni dhe të transferohet në një dhomë të thjeshtë.
Për një periudhë kohore, e cila ndoshta do të jetë disa ditë, mjekët do ta kenë nën vëzhgim dhe më pas do të vendoset nëse do të shkojë në një qendër rehabilitimi apo në shtëpinë e saj.
Lini një Përgjigje