Në promon e “Mirëmbrëma yje” pamë që ishte e ftuar gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga, e cila ka dhënë një intervistë të gjatë për Arbana Osmanin.
Por, ajo që na ‘grishi kuriozitetin’ ishte një fjali për Sokol Ballën. E pyetur nga Arbana se kë do zgjidhte mes Sokol Ballës dhe Eni Vasilit, Rudina u përgjigj:
Enin sigurisht. Pse, ça do thoja, Kolin?! Koli nuk më ka pëlqyer kurrë!
Arbana: Si individ, apo si figurë televizive?
Tani…, janë personazhe të dy, në mënyrën e vet. Por.., Enin, Enin do zgjidhja!
Kujtojmë se para shumë vitesh, Balla mori kohën televizive të Rudina Xhungës në Top Channel dhe emisioni i saj u mbyll duke u zëvendësuar me emisionin e Sokol Ballës ‘Real Story’.
Por jo vetëm kaq, duket se gazetari e ‘ka përndjekur’ Rudinën. Madje, shpesh herë asaj i është bërë pyetja: Si ka mundësi që, kudo shkon ti, vjen Koli dhe largohesh?! /Pamfleti
Lini një Përgjigje