TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Dhjetor 2025, 12:51

U aludua për ndarje, Elhaida dhe Lediani filmohen në prapaskenën e Festivalit dorë për dore (Video)

Shkruar nga Pamfleti
U aludua për ndarje, Elhaida dhe Lediani filmohen në prapaskenën
Elhaida dhe Lediani filmohen në prapaskenën e Festivalit dorë për dore

Pas spekulimeve që pushtuan rrjetet sociale dhe portalet online, duket se lajmet për një ndarje mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt nuk kanë qenë gjë tjetër veçse thashetheme.

Gjithçka nisi kur ndjekësit vunë re se Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram, një detaj virtual që mjaftoi për të ndezur zërat për një krizë në çift. Komentet dhe aludimet u shtuan, duke krijuar idenë e një ndarjeje të mundshme.

Por realiteti duket krejt ndryshe.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se marrëdhënia mes tyre vazhdon normalisht dhe këtë e konfirmojnë edhe pamjet e fundit nga prapaskena e Festivalit të Këngës në RTSH, ku Elhaida dhe Lediani janë filmuar dorë për dore, të qetë dhe të afërt me njëri-tjetrin.

Si të mos mjaftonte kjo, Ledian Agalliaj ndau në rrjetet sociale një postim domethënës, duke treguar hapur praninë dhe mbështetjen e tij për Elhaidën në një moment kyç të karrierës së saj. Një sinjal i qartë se lidhja e tyre është larg krizave që u përfolën online.

Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani mban rolin e drejtoreshës artistike të Festivalit të Këngës, një detyrë me përgjegjësi dhe angazhim të lartë profesional. Në këtë periudhë intensive, mbështetja e partnerit duket se ka qenë vendimtare. Duket se, përtej Instagram-it dhe thashethemeve, çifti vazhdon i bashkuar.

ledian agalliu prapaskene elhaida dani

Lini një Përgjigje