Këngëtari i famshëm Ricky Martin ka rrëfyer për betejën që i është dashur të bëjë me probleme të shëndetit mendor. Ricky Martin ka zgjedhur të ndajë lajmin tronditës me fansat gjatë një koncerti në Madrid.
Ai po performonte në koncertin e tij të parë dhe të vetëm në Spanjë që përfshihet në Festivalin Starlite. Pasi këndoi disa prej hiteve të tij, këngëtari tha:
“Ka qenë javë pak e vështirë për mua dhe dua ta ndaj me ju”, ndërsa rrëfeu për problemet me ankthin ku tha se e ndihmon muzika dhe fansat.
“Kam përjetuar shumë episode ankthi dhe nuk ka qenë e lehtë, por gjëja më e rëndësishme për mua është që ta dini se muzika është ilaçi im, duartrokitja juaj, buzëqeshjet tuaja, se ushqehem me energjinë tuaj që të jem këtu sërish e sërish. Faleminderit nga thellësia e zemrës për kaq shumë vite që kemi kaluar të bashkuar, të kapur përdore.”
Rrëfimi i tij vjen vetëm pak ditë para 54-vjetorit që e pret më 24 dhjetor.
Ai i siguroi të pranishmit se gjërat po përmirësoheshin. “Ka shumë ulje-ngritje, po ngrihem me shumë forcë dhe pjesërisht falë jush.”
Duket se gjërat ishin kaq të vështira për të sa mendoi edhe mos ta bënte koncertin. “Mund të kisha ndenjur në shtëpi, por s’mund t’ia bëja këtë Madridit.”
Fansat iu përgjigjën me duartrokitje e brohorima duke ia bërë të qartë se do të jenë gjithnjë përkrah tij.
Dihet qe, tere kallepi ketyre e kane problemin te truri e jo te by...