TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Dhjetor 2025, 11:59

Georgina Rodriguez flet për unazën me diamantin gjigant që i dha Ronaldo: Më e pakta që mund të më jepte

Shkruar nga Pamfleti
Georgina Rodriguez flet për unazën me diamantin gjigant që i dha
Georgina Rodriguez dhe Ronaldo

Georgina Rodriguez e ka njohur famën në nivelin 0-100 në brenda pak sekondash në sajë të Cristiano Ronaldo, por thotë se “kurrë nuk jam ndier më e famshme se ai.”

Në një intervistë me Elle Spain, modelja ka rrëfyer se kthimi nga një e panjohur në një emër të lakuar, nuk ka qenë i menjëhershëm.

“M’u desh ca kohë që të nisja të ndihesha si e famshme, nuk ndodhi brenda natës. Edhe tani, habitem ende kur e shoh veten në ekrane përreth botës dhe mendoj se nuk do të mësohem ndonjëherë sepse nuk u linda e famshme.”, tha Gio.

Georgina nuk e mohon se fama i ka sjellë përfitime shumë të mëdha në aspektin profesional, por mund ta përdorë edhe për të ndërgjegjësuar njerëzit për kauza sociale, falë interesit kundrejt saj.

“E meta është që gjërat e thjeshta që bëja çdo ditë para se të lidhesha me Cristiano si të shkoja në palestër, të ecja në qendër të Madridit me një shoqe apo të pija kafe në tarracë pa u vëzhguar, tani janë të pamundura.”, u shpreh ajo.

Modelja është ndalur edhe te njohja me yllin e futbollit.

“Një lidhje që tejkalonte fiziken. Nuk mund të them se parashikova fatin tim apo se pas dhjetë vitesh do të kishim pesë fëmijë, por përjetova një ndjesi të pashpjegueshme. Ishte sikur shpirtrat tanë i folën njëri-tjetrit para se sytë tanë të takoheshin. Diçka brenda meje dalloi diçka brenda tij dhe nga ai moment, e dija se kjo lidhje ishte plotësisht ndryshe dhe unike.”

Georgina apo Gio siç e thërret Ronaldo, shton se këtë dashuri e ndërtojnë çdo ditë, ajo ndryshon, përshtatet dhe forcohet në çdo fazë. Tanimë, ka arritur në prag të një dasme dhe një unaze që i la të gjithë gojëhapur.

“Është shumë e bukur. Është më e pakta që mund të më jepte pas dhjetë vitesh pritjeje”, thotë ajo duke qeshur. “E vërteta është se kur më propozoi, ishte gjëja e fundit në mendjen time. M’u desh një kohë e gjatë të përpunoja diamantin gjigant që më dha. Isha aq e shokuar sa e lashë në dhomë dhe nuk e hapa derisa agoi dita.”, tha modelja.

Sipas Cristiano, dasma do të jetë e vogël dhe Georgina nuk ka kundërshtime.

“Një dasmë e vogël, 100%, pa asnjë dyshim.”

Më herët është raportuar se çifti kanë zgjedhur katedralen e Funchal në vendlindjen e tij, Madeira. Dasma pritet të mbahet në verë, pas Kupës së Botës në këtë objekt fetar që daton prej vitit 1514.  

Lini një Përgjigje