TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shtator 2023, 11:47

‘Rai’ jehonë performancës së Soni Malajt, ish-bashkëshorti krenar për arritjet e këngëtares

Shkruar nga Pamfleti

‘Rai’ jehonë performancës së Soni Malajt,

Soni Malaj prej më shumë se dy dekadash numëron dhjetëra hite dhe çmime të fituara në spektaklet më të zë të muzikës e jo vetëm. Rrugëtimi i Sonit në skenë ka nisur herët qëkur ishte ende fëmijë, për të vijuar më pas me grupin e famshëm “Spirit Voice” si dhe një karrierë të artë si soliste.

Së fundmi ajo ka kënduar në Merano, Itali, ku ka mahnitur publikun me vokalin e saj. E në lidhje me këtë, media e njohur italiane “Rai” i ka kushtuar një kronikë Sonit, ku ndër të tjera shprehet se ylli shqiptar ndezi skenën me performancën e saj.

“Notat e Soni Malaj, yllit të muzikës shqiptare, kanë elektrizuar mbi 10.000 spsektatorë”- thuhej në kronikë, ndërsa artistja e ka ndarë këtë moment në Instagramine saj ku shprehet: “Faleminderit televizionit shtetëror italian, Rai, për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano”.

Ai që na ra në sy ishte komenti i Mirko Luccarelli-t, ish-bashkëshortit të Sonit, i cili dukej i kënaqur për këtë arritje të saj dhe u shpreh se në të vërtetë ishin 12.000 spektatorë. Ish-çifti i njohur kanë një marrëdhënie tejet korrekte dhe miqësore dhe këtë e tregojnë here pas here.

‘Rai’ jehonë performancës së Soni Malajt,

mirko soni malaj rai

Lini një Përgjigje