TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shtator 2023, 10:17

Cher në telashe, akuzohet se punësoi katër vetë për të rrëmbyer djalin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Cher në telashe, akuzohet se punësoi katër vetë për

Këngëtarja e famshme, Cher do të përballet me akuza të rënda në Gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. Ajo dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.

Daily Mail publikoi dokumente gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor të një viti më parë, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe bashkëshortja e tij, Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.

Në të njëjtat informacione thuhet se Eliza gjashtë muajt e fundit ka qëndruar në hotelin e famshëm Chateau Marmont në Los Angeles, çka ngre dyshime se ka qenë ajo që ka organizuar rrëmbimin e Elijah-s.

cher rrembim djali

Lini një Përgjigje