TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shtator 2023, 11:21

Bizelet e gatuara nga Kiara kishin shumë kripë, Luizi: I ke qarë me lot

Shkruar nga Pamfleti

Bizelet e gatuara nga Kiara kishin shumë kripë, Luizi: I ke qarë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë ende një ndër çiftet më të preferuar nga publiku që pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP.

E teksa çifti kanë nisur bashkëjetesën, për Kiarën ka nisur sfida si ‘zonjë shtëpie’, teksa kishte gatuar darkën.

Moderatorja ndau për ndjekësit procesin e gatimit ndërsa një prej ndjekësve të saj i kishte kërkuar që të filmonte reagimin e Luizit kur të provonte gjellën e gatuar nga ajo.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këngëtarin, i cili bëri një reagim epik teksa e provonte ushqimin, gjë që shkaktoi shumë të qeshura.

“Kur i ke gatuar i ke qarë me lot dhe loti ka kripë”- dëgjohet të thotë me humor Luizi.

 

bizele kiara dhe luiz kripe

Lini një Përgjigje