
Albina dhe Vedati zhvilluan takimin e tyre në ‘Përputhen’, ku dukeshin tepër të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithëse ata u kënaqën nga momentet që kaluan bashkë, disa veprime krijuan debate të forta në studio, situatë që përfshiu edhe moderatoren Megi Pojani.
Sipas saj, në takim nuk morën pjesë vetëm Albina dhe Vedati, por edhe mamaja e këtij të fundit, e cila ka disa “kushte” për partneren e ardhshme të djalit të saj.
Megi Pojani: Besoj e vutë re që në takim nuk ishin vetëm Albina me Vedatin, por edhe mamaja e Vedatit. Mamaja nuk i pëlqen thonjtë e gjatë, Albina shkoi i preu. Pra në këtë program janë përmendur gjithmonë mamatë, por nga Vedati është përmendur shumë herë më shumë. Do ta lejosh vjehrrën tënde të ndërhyjë tek ty?
Albina: Patjetër që dua ta bëj të lumtur edhe nënën e tij. Për gjëra të vogla patjetër që mund të ndërhyjë.
Megi Pojani: Deri ku do të jetë limiti?
Albina: Vetëm në zënkat që ne mund të kemi, nuk do ta lejoj. Aty që kanë limit me traditë, pjesa estetike, do ta bëja. Një djalë i tillë nuk mendoj që është rritur nga një nënë që fut hundët gjithandej
Megi Pojani: Ti do të kesh kontakte të vazhdueshme me të…
Albina: Do i përshtatem ambientit. Ta kam thënë unë o Megi, jam plastelinë.
Lini një Përgjigje