TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Nëntor 2023, 09:24

Zarf i zi në BBVK, njëri nga banorët eliminohet për shkak të sherrit

Shkruar nga Pamfleti

Zarf i zi në BBVK, njëri nga banorët eliminohet për shkak

Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy banorëve të “Big Brother Vip Kosova” mbrëmjen e djeshme. Meti dhe Blerando janë përplasur, pasi ky i fundit, i cili është zgjedhur kapiten i shtëpisë, ka ndarë punët mes banorëve.

Meti shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me detyrat që Blerando i caktoi dhe nisi i pari përplasjen me të.

Situata mes dy banorëve u tensionua. Sherri verbal, i cili për pak mund të kishte përfunduar edhe në ‘grushte’, është parandaluar nga banorët e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për t’i qetësuar.

Pas kësaj situate, në shtëpi ka arritur një zarf i zi dhe  brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për të përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.

zarf i zi meti dhe blerando sherr bbvk2

Lini një Përgjigje