
Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të enjte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për vitin 2024.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për të, ku është përfolur se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Meri u shpreh se ‘për momentin nuk di gjë’, por do ta mendonte nëse do të merrte një ftesë që të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Neada Muçaj: Po flisnim pak më herët për Big Brother dhe një ndër emrat që qarkullon, të paktën nga portalet, është edhe emri yt. Ka diçka të vërtetë?
Meri Shehu: Kush do ta prezantojë?
Neada Muçaj: Po flasim për konkurrentët se emri u konfirmua
Meri Shehu: Është konfirmuar?
Blendi Salaj: Po
Meri Shehu: Ku di unë, ja mendojeni ju, nuk e di për momentin
Blendi Salaj: Por nëse do të bëhej një ftesë, do ta mendoje?
Meri Shehu: Patjetër. Pse mos ta mendoja?
Lini një Përgjigje