TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Mars 2024, 14:22

Përplasje fizike në Big Brother VIP, mbërrin zarfi i zi

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje fizike në Big Brother VIP, mbërrin zarfi i zi

Ka degjeneruar debati mes aktores Egla Ceno dhe konkurrentes, Rike Roçi në Big Brother Vip.

Dy banoret janë përplasur fizikisht mes tyre, pas Rike Roçi i derdhi aktores qumësht në kokë teksa ajo qëndronte ulur tek shkallët në oborr.

Në atë moment, Egla Ceno teksa tentoi ta ndalonte u përplas me rivalen e saj në garë. Ndërkohë banori, Jetmir Salaj, i cili qëndronte i ulur pranë aktores, ndërhyn për të ndarë Eglën dhe Riken.

“O idiote, o idiote”, i drejtohet Egla Ceno.

“Pastroje shpirtin, para se të flasësh për njerëzit e mi, more vesh. Pastroje shpirtin para se të flasësh për njerëzit e mi jashtë. Shtrigë”, iu kthye Rike Roçi.

Pasi i hodhi qumshtin në kokë, Rike Roçi largohet dhe më pas i kthehet sërish Eglës duke e quajtur një njeri me shpirt të zi dhe femër negative.

“Ashtu të paktën je e bardhë tani, o shpirt zi. Tani je e bardhë, ishalla të është ushqyer shpirti se e ke bosh. Femër negative, shihe çfarë surrati ke”, i thotë ajo.

“Surratin e kam si shpirt”, i përgjigjet Egla.

Ndërsa Rike i shpjegon banorëve të tjerë fjalët e aktores që e irrituan duke e bërë që të ndërmerrte aktin: “Më tha shko shiko njerëzit e tu që ke jashtë, çfarë nënkupton ajo me këtë?!”

Pas përplasjes fizike mes tyre në oborr në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i zi, i cili nuk u hap.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lini një Përgjigje