
Ka përfunduar me sukses koncerti i Capital T “Time Capsule” në Prishtinë.
Në mbështetje të reperit kanë performuar shumë kolegë të tij, si dhe e kanë mbështetur nga publiku personat e tij të zemrës, përfshirë këtu nënën e tij, por edhe Adrola Dushi për të cilën po përflitet shumë se ka një lidhje dashurie.
“Edhe sonte ia kemi dalë nënë,” ka thënë artisti teksa ka qënë në skenë. “Të dua,” përfundon ai në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Dhe kaq është dashur që të pranishmit të koncert të brohorasin, duke dhënë një duartrokitje të fortë për nënën e artistit, e cila me siguri është ndjerë më krenare se kurrë më parë.
Në statusin e tij të gjatë në Instagram, Trimi falënderon këdo, por sërish emri i Adrolës mungon edhe pse modelja u shfaq në shumë video duke kënduar e kërcyer me këngët e tij.
Hej Prishtinë. Tash u zgjova nga ëndrra… Ende s’jam në gjendje ta perceptoj at që ka ndodh mbrëmë. Po kërkoj dikush me m’picku. M’keni bo mu ndi njeri ma me fat n’botë dhe çdo dilemë, frikë, pasiguri, apo ide për t’u tërhequr ka marrë përgjigje dje. PO, ia ka vlejt gjithçka kam kalu. Ky është rrugëtimi më i bukur i jetës sime dhe s’do kish qenë kurrë kështu pa JU. Dhe unë s’du tjetër veçse me ju thënë FALEMINDERIT secilit prej jush që ishin dje për mua aty. Ju që keni ardh nga (lagjet qe përmendi 2PO2). Ju të tjerëve që keni ardh nga Peja, Gjakova (disa qytete), juve që erdhët nga Tirana ime, mërgimtarëve të Kosovës. Gjithsecilit që dje, në mes të muajit më të nxehtë të verës, mund të zgjidhnit të ishit kudo, në det a mal, club a shtëpi; por s’e bëtë. Lat gjithçka për të qenë ME MUA, PËR MUA. Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush dhe përveçse me shumë punë për muzikë të mirë s’di si t’ju thotë FALEMINDERIT. Ishalla ia dal që gjithë këtë dashni që ma keni dhënë, t’mund t’jua kthej në tjera “shenja” me muzikën time në jetën tuaj. Dikush më tha mbrëmë se me ty kemi festu dashninë e ‘qajt’ ndarjen e kemi kalu shumë momente të rëndësishme në jetë, Tash e tutje, dashtë Zoti veç gëzojmë bashkë.
Zoti ju bekoftë krejtve!
Ju don, Trimi!
THANK YOU GOD!”
Mesa duket çifti është shumë i vendosur të mos flasin për lidhjen e tyre. Ku i dihet, mbase do i shohim bashkë në altar!
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje