TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Gusht 2023, 18:12

Edhe Beniada Nishani këngëtare? Modelja prezanton copëza nga projekti muzikor (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Beniada Nishani këngëtare? Modelja prezanton copëza nga

Ish-banorja e ‘Big Brother Vip 1’ dhe modelja, Beniada Nishani ka paralajmëruar një projekt të sajin, jashtë fushës së modës.

Mesa duket modelja ka nisur punën për projektin e saj muzikor, ku lajmin e ka konfirmuar vetë Beniada e cila ka postuar në ‘Instagram’ nga një studio muzikore.

Ajo nuk ka ndarë më shumë detaje, as nga data e publikimit e as se me cilin do bashkëpunojë. Atë që mund të kuptojmë nga postimi i modeles, është fakti se regjistrimet për këngën po realizohen në Kosovë.

Kujtojmë se më herët, vetë Beniada ka zbuluar se do i futet edhe botës së muzikës dhe bashkëpunimi do të jetë me një këngëtare të njohur, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar.

“Kam një projekt muzikor shumë të bukur, ju e dini që Beni vdes për muzikën, nuk jam këngëtare, por do mundohem t’ju buzëqesh", ka thënë ajo kohë më parë.

Edhe Beniada Nishani këngëtare? Modelja prezanton copëza ngaEdhe Beniada Nishani këngëtare? Modelja prezanton copëza ngaEdhe Beniada Nishani këngëtare? Modelja prezanton copëza nga

beniada nishani kengetare

Lini një Përgjigje