TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Gusht 2023, 10:44

Gazetarja ngatërron Blendi Fevziun me Ardian Gjinin, video kthehet virale

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja ngatërron Blendi Fevziun me Ardian Gjinin, video kthehet virale

Gjatë një eventi në Kosovë, ku ishin të pranishëm shumë figura publike, mes tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Por gjatë një transmetimi live, gazetarja e televizionit e prezantoi Gjinin si Blendi Fevziu.

Madje ajo e ftoi para kamerës “Blendi Fevziun” dhe të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini.

Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që u tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.

“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.

Ka qenë vetë Blendi Fevziu që ka shpërndarë momentin epik në profilin e tij në rrjetet sociale duke e marrë me sportivitet:

“Meqenëse po ma nisin shumë këtë video. Është fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe unë e kisha ngatërru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa herë të gjithëve në transmetim live. Po dy gazetarët u treguan shumë fun. Bravo.”, shkruan Fevziu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

blendi fevziu ardian gjini ngaterresa

Lini një Përgjigje