TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Gusht 2023, 22:00

Miq prej vitesh? Rita Ora do të performojë në eventin e organizuar nga Princ Harry

Shkruar nga Pamfleti
Miq prej vitesh? Rita Ora do të performojë në eventin e
Rita Ora dhe Princ Harry

Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Invictus 2023 të Princit Harry.

Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf, Gjermani, ku Rita do të performojë në ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.

Daily Mail shkruan se Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit Princ Harry, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, me yllin e popit që mori pjesë në dasmën e Harrit në 2018.

Lojërat Invictus janë një turne me sporte për ushtarakët e plagosur, të lënduar apo të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë.

Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.

Miq prej vitesh? Rita Ora do të performojë në eventin e

rita ora princ harry event

Lini një Përgjigje