TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Mars 2024, 16:07

Pas skandalit të dhunës, Elia Zaharia në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Shkruar nga Pamfleti

Pas skandalit të dhunës, Elia Zaharia në gjendje jo të

Me siguri keni lexuar apo dëgjuar këto ditë për skandalin e dhunës në oborrin mbretëror shqiptar.

Fillimisht Princi Leka pretendoi dhunë ndaj tij nga ish-bashkëshortja, Elia Zaharia dhe i vjehrri, Gjergji, ndërsa më pas këta dy të fundit akuzuan Lekën për të njejtën gjë, derisa doli video-ja e famshme e përplasjes mes tyre.

Ndërkohë, sa i takon Elias, teksa cështja është nën hetim, ajo thuhet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, si psikologjike ashtu edhe fizike. Këtë e pohon gazetarja Doriana Bezat, e cila sot në “Top Talk” deklaroi:

“Ka një gjendje shëndetësore jo të mirë. Ka pasur edhe një tronditje se nuk është e lehtë të të tjetërsohet jeta. Por po e lë këtu…ka pasur një gjendje jo të mirë fizike. Më duket një skenar i dobët (sherri), se nuk mundet një plak 70-vjeç dhe ish bashkëshortja të reagojnë në këtë mënyrë të pa ngacmuar..”

Lini një Përgjigje