TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Prill 2023, 21:13

"Olta meritonte finalen", Luizi tregon 4 banorët që ka dashur më shume në "Big Brother"

Shkruar nga Pamfleti
"Olta meritonte finalen", Luizi tregon 4 banorët që ka
Luiz Ejlli

Artisit Luiz Ejlli ka treguar se cilët janë katër banorët e Big Brother VIP përveç Kiarës që me të vërtetë i ka pasur përzemër e ndër to ka befasuar me emrin e Oltës. Luizi zgjodhi Efin, Kristin, Armaldon dhe Oltën.

Po ashtu ai tregoi kush nga ish-banorët e këtij edicioni e meritonte të ishte në finale, duke na treguar 4 emra. Këngëtari tha Kejvina, Ermiona, Armaldo dhe Olta kanë merituar t'i shkojnë deri në fund këtij rrugëtimi 

A do ishte një finale ndryshe nëse do ishte Olta, Ermiona, Kejvina?

Luizi: Po të ishte Olta dhe Kejvina aty në living nuk do ishte Dea me Kristin…

 

luiz ejlli bbvip

Lini një Përgjigje