TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Prill 2023, 18:30

Kiara shëtitje me nënën e Luizit, dalin pamjet  

Shkruar nga Pamfleti

Kiara shëtitje me nënën e Luizit, dalin pamjet  
Mamaja e Luizit mbrëmjen e djeshme ishte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për të surprizuar djalin e saj.

Ndonëse një moment ajo u pyet nga djali i saj për takimin me Kiarën, Anxhelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.

“Mos ik deri me datën 6, më prit sa të dal se do vij me Kiarën. A e ke takuar Kiarën?”, pyet Luizi të ëmën, e cila sikur e pohon me kokë.

E teksa zonja Angjelina tenton të flasë, Luizi shton menjëherë duke qeshur: “Mos fol se është informacion nga jashtë”.

Por, ditën e sotme, është publikuar fotoja e tyre e parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë.

Takimin mes Luizit dhe nënës së tij nuk mund mund të mos e komentonte edhe nusja e saj e ardhshme, Kiara Tito. Për Kiarën ky ka qenë një nga momentet më të bukura të këtij Big Brotheri.

Lini një Përgjigje