TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2023, 14:57

Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit

Shkruar nga Pamfleti
Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit
Olta Gixhari dhe partneri i saj Dori

Aktorja Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale.

Ajo e mbajti bashkëshortin larg vëmendjes mediatike, duke mos e zbuluar asnjëherë për publikun.

Mirëpo, pas hyrjes në reality-shoë ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin. Dori u kthye në personazh jo vetëm me rrëfimet e saj, por edhe me disa surpriza romantike që i bëri.

Mirëpo publiku nuk e kishte parë më parë se si dukej Dori, pasi vetë Olta ka thënë në shtëpinë  e "Big Brother" se dëshironte që ta mbante larg mediave dhe publiku bashkëshortin saj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke zbuluar për herë të parë portretin e tij edhe pse me një foto paksa të zbehur.

Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit

olta gixhari portret partner

Lini një Përgjigje