
Teksa shkojnë drejt finales, banorët e BBV janë gjithmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euroshi, si pasojë e thyerjes së rregullave.
Edhe mbrëmjen e djeshme banorët kanë pyetur se sa është momentalisht çmimi i madh, ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte për t’u mbajtur shënim.
“Mezi po mbaj lekët e mia”, u shpreh moderatorja.
Arbana Osmani, është padyshim një nga moderatoret më të duartrokitura në vend. Ajo ka moderuar emisionet nga më të dashurat dhe të ndjekurat për publikun dhe kjo i është shpërblyer.
Rreth dy vite më parë, në vendin tonë ndodhi skandali me publikimin e pagave të shqiptarëve dhe siç pritej emrat më të kërkuar ishin ato të personazheve VIP.
Arbana Osmani rezultonte si moderatorja më e paguar me pagën 8 mijë e 100 euro në muaj.
Kjo flitej para se të niste “Big Brother VIP”, i cili rezultoi një sukses i padiskutueshëm dhe rrjedhimisht edhe rroga e moderatores duhet të jetë rritur ndjeshëm.
Lini një Përgjigje